Ditari - SHBA mbështetje për Shqipërinë pas sulmit kibernetik nga Irani
Këshilltari i presidentit Biden për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan bisedoi sot me Kryeministrin Edi Rama për të shprehur mbështetje për Shqipërinë pas sulmit kibernetik të Iranit. Ndërkohë në Tiranë personeli i ambasadës iraniane u largua sot nga vendi, pas prishjes së marrëdhënieve me diplomatike. Në Shqipëri, qeveria prezantoi sot një paketë të dytë masash për përballimin e rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, që synojnë të mbrojnë kategoritë me të ardhura më të ulta, por opozita thotë se paketa nuk ofron asgjë të re. Po në Shqipëri rikthen pas dy vitesh vullnetarët e Korpusit të Paqes të larguar për shkak të pandemisë.