Ditari - Misioni i IAEA-së niset për të inspektuar centralin bërthamor të Zaporizhias
Misioni i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike niset për të inspektuar centralin e Zaporizhias. Kancelari gjerman, Olaf Scholz thotë se është i përkushtuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, thotë në një intervistë për agjencinë Reuters se pret që vendet që njohin pavarësinë e Kosovës të ushtrojnë trysni mbi Prishtinën për një zgjidhje kompromisi rreth përdorimit të targave të makinave.