Ditari - Kurti: Reciprocitet i plotë deri në arritjen e marrëveshjes me Serbinë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të dielën se është i përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellë me Serbinë, ndërsa paralajmëroi reciprocitet të plotë nëse nuk arrihet një marrëveshje e tillë. Një grup studentësh nga Shkodra, sapo kanë përfunduar një praktikë një vjeçare në një nga resortet turistike të Karolinës së Veriut, në SHBA, falë një programi të Departamentit të Shtetit. NASA nis neser një raketë drejt Hënës, udhëtimi i parë prej një gjysmë shekulli, me një kosto mbi 4 miliardë dollarë.