Ditari - Shqipëri, socialistët dhe demokratët me dy nisma për dosjet e sigurimit
Në Tiranë, dy grupet më të mëdha parlamentare i kërkojnë Kuvendit ndryshime në ligjet që kanë të bëjnë me sekretin shtetëror dhe me dokumentet e Sigurimit të Shtetit. Autoritetet në Kosovë thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet për zbatimin e reciprocitetit për përdorimin e dokumenteve të identifikimit me Serbinë, që pritet të hyjë në fuqi nga 1 gushti. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe ambasadorët e vendeve të grupit të G7-ës në Ukrainë, vizitojnë portin e Odesës dhe inspektojnë anijet e transportit të grurit.