Ditari - Amerikanët i rikthehen festimeve tradicionale me rastin e Ditës së Pavarësisë
SHBA shënon sot Ditën Pavarësisë së vendit. Ky përvjetor e gjen Uashingtonin në një periudhë të trazuar politike, nxitur nga seancat dëgjimore në Kongres që po hedhin dritë mbi sulmin e dhunshëm të 6 janarit ndaj Kapitolit, apo mbushur protesta mbi abortin e çështjen e armëve. Presidenti Biden uroi amerikanët për festën dhe tha se ditë më të mira e presin vendin. Autoritetet ukrainase thonë se tërheqja nga qyteti i Lisçanskut u bë për të shmangur një "Mariupol të dytë". Pas marrjes nën kontroll të rajonit të Luhanskut, Rusia po i përqendron tashmë përpjekjet në pushtimin e plotë të rajonit të Donetskut. Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova thotë për Zërin e Amerikës se vendi i saj nuk do të dorëzohet e se me mbështetjen e Perëndimit, do ta fitojë luftën kundër Rusisë.