Lidhje

Ambasadorja e Ukrainës në SHBA: Nuk do të dorëzohemi, do të fitojmë


Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova tha se vendi i saj nuk do të dorëzohet e do të vazhdojë të rezistojë kundër Rusisë, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Ajo shprehu bindjen se me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve perëndimorë, Ukraina do të arrijë të mposhtë forcat ruse. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zonja Markarova tha se ndihmat perëndimore janë jetike për të ndalur, siç u shpreh ajo vrasjet, torturuar dhe dhunimet e kryera nga forcat ruse.

Ambasadorja e Ukrainës në SHBA: Nuk do të dorëzohemi, do të fitojmë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:51 0:00

Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se vendi i saj ka vuajtur shumë gjatë shekujve të kaluar nga Rusia, dhe se këtë herë nuk do të dorëzohen para agresionit të Moskës.

“Pavarësisht se sa kohë do të duhet, ne nuk do të ndalemi, nuk do të dorëzohemi dhe do të fitojmë. Sepse kjo është shtëpia jonë, ky është populli ynë”, thotë zonja Markarova për Zërin e Amerikës.

Ndërsa falenderon Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë për ndihmën e dhuruar, Zonja Markarova thotë se vendit të saj i duhet më shumë mbështetje në mënyrë që ushtria ukrainase të rezistojë me sukses në luftën me forcat ruse, më të shumta në numër e të pajisura mirë.

Po luftojmë kundër një armiku të madh dhe brutal, sigurisht se na duhen më shumë ndihma. Por jemi mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara, nga presidenti tek Kongresi dhe Pentagoni që nganjëherë po bëjnë të pamundurën për të na ndihmuar”, thotë ajo.

Nga fillimi i sulmit rus mbi Ukrainën më 24 shkurt, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar rreth 6.9 miliardë ndihma për Kievin, duke përfshirë dhe një paketë të re prej 820 milionë dollarësh të shpallur nga Presidenti Joe Biden gjatë një takimi të nivelit të lartë të NATO-s në Madrid pak ditë më parë.

Këto ndihma janë jetike për Ukrainën, e cila po mundohet të zmbrapsë forcat ruse nga territoret e pushuara në pjesët lindore të vendit.

“Ne e dimë se çfarë ndodh në territoret që bien nën kontrollin rus. Ata kanë vrarë, torturuar dhe dhunuar, prandaj duhet të çlirojmë këto territore sa më shpejt që është e mundur. Kur të kemi mundësi, sapo të kemi numër të mjaftueshëm të armëve, do ta bëjmë. Ne po mbrojmë shtëpitë tona”, shton zonja Markarova.

Pas dështimit për marrjen nën kontroll të Kievit, forcat ruse përqëndruan operacionin e tyre ushtarak në lindje të Ukrainës, në rajonet e Luhanskut dhe Donetskut, ku separatistët e mbështetur nga Moska kanë luftuar me ushtrinë ukrainase nga viti 2014.

“Federata ruse, Putini dhe rusët që kanë mbështetur luftën, kaluan kufirin më 2014 duke sulmuar një vend sovran. Në mënyrë të paligjshme ata sulmuan Krimenë, Donetskun dhe Luhanskun, duke kryer krime lufte. Gjatë 125 ditëve të fundit, ata hapën luftë të plotë ndaj Ukrainës, por ne do t’i ndalojmë dhe do t’i largojmë nga vendi ynë”, thotë ambasadorja.

Agresioni rus në Ukrainë u mori jetën mijëra civilëve, ndërsa shumë qytete janë shkatërruar. Kievi akuzon Moskën se po shënjestron civilë, por Kremlini i mohon akuzat.

XS
SM
MD
LG