Ditari - Takimi i "Ballkanit të Hapur" në Ohër
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar tha sot se Uashingtoni e mbështet nismën “Ballkani i Hapur”, por ai theksoi se çdo iniciativë, duhet të përfshijë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë përfaqësimi. Sipas një studimi të institutit “Demokraci për Zhvillim” në Kosovë, me fillimin e agresionit rus në Ukrainë, është shtuar numri i artikujve të publikuar në internet që përmbajnë informacion të rreme.