Ditari - Ukrainasit dhe evropianët akuzojnë Rusinë për mizori
Forcat ushtarake ukrainase po rimarrin territore përreth kryeqytetit nga ku trupat ushtarake ruse janë tërhequr tashmë. Ato kanë gjetur shkatërrim të plotë dhe sipas zyrtarëve ukrainas janë zbuluar edhe varre masive me civilë. Serbët po mbajnë sot zgjedhje presidenciale e parlamentare që ka të ngjarë t'i sigurojnë një mandat të ri Presidentin populist Aleksandër Vuçiç. Në Kosovë, grupe qytetarësh serbë kanë udhëtuar sot në mënyrë të organizuar drejt Serbisë, për të marrë pjesë në zgjedhje. Beogradi vendosi që ata të votojnë në disa qytete në jug të Serbisë pasi autoritetet në Prishtinë refuzuan të lejojnë mbajtjen e tyre në Kosovë, me gjithë trysninë e diplomatëve perëndimorë.