Ditari - Ukrainasit druhen se lufta do të jetë e gjatë
Ekspertët paralajmërojnë Rusia nuk është gati për armëpushim me Ukrainën. Pavarësisht bisedimeve të paqes, ukrainasit përgatiten për një luftë të gjatë Në Shqipëri, nga një monitorim i mbi 260 deklaratave e premtime të zyrtarëve të lartë gjatë 15 muajve të fundit, vetëm 25 prej tyre rezultojnë të jenë përmbushur. Mediat dhe publiku shqiptar vuajnë nga mungesa e transparencës së institucioneve shtetërore dhe kanë paraqitur mbi 1 mijë ankesa vitin e fundit pranë komisionerit për të drejtën e informimit. Serbia pritet të mbajë këtë të dielë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të cilat pritet të fitohen nga konservatorët në pushtet.