Ditari - Steinbaum: ndaj Serbisë duhen vënë sanksione për qëndrimin mbi Rusinë
Lufta në Ukrainë hyri në ditën e 19. Forcat ruse kanë intensifikuar bombardimet në zonat urbane mes përkeqësimit të situatës humanitare në shumë prej qyteteve të rrethuara. Ndërsa Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra financiare ndaj Rusisë, Serbia nuk i është bashkuar këtyre sanskioneve, ndonëse është vend kandidat për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Jason Steinbaum, sugjeron vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë, për qëndrimin që po mban ndaj agresionit rus në Ukrainë. Shqipëria importon 50 për qind të nevojave të saj për grurë nga Rusia, Ukraina dhe Serbia. Korrespondenti ynë bisedoi me fermerë vendas mbi vështritë që ata ndeshen për të kultivuar drithërat.