Ditari - Luftime të ashpra pranë Kievit
Luftime të ashpra po zhvillohen të shtunën në veriperëndim të Kievit, kryeqytetit të Ukrainës, dhe në disa qytete të tjera. Sipas njoftimeve trupat ruse janë grumbulluar 25 km larg kryeqytetit. Fuqitë botërore konfiskojnë pasuritë e oligarkëve rusë. Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria protestuan në kryeqytet kundër rritjes së çmimeve për karburantet dhe ushqimet. Kryeministri Edi Rama publikoi një paketë masash që do të ulë taksat për shtresat e varfëra. Në Shqipëri, kryetari demokrat Lulzim Basha po gjendet përballë kërkesave në rritje për largimin e tij nga drejtimi i partisë.