Ditari -Goditet centrali bërthamor i Zaporizhias në Ukrainë
Zyrtarët e OKB-së dhe ata ukrainas thanë se sulmi i forcave ruse ndaj centralit të Zaporizhias, centrali më i madh bërthamor në Evropë, nuk rezultoi në lëshimin e ndonjë rrezatimi. Zjarrfikësit arritën të shuajnë zjarrin që përfshiu një prej objekteve. Intervistë me ish-ambasadori amerikan për krime lufte, David Scheffer, lidhur me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të dërguar një ekip paraprak në Ukrainë për të filluar hetime për krime të mundshme lufte. Aleatët e NATO-s hodhën poshtë kërkesën e Ukrainës për krijimin e një zone të ndaluar fluturimesh. Ata thanë se aleanca po rrit mbështetjen dhe se ndërhyrja direkte, do të çonte në një luftë evropiane më të gjerë.