Ditari - Rubla ruse zhvlerësohet 30% si pasojë e sanksioneve perëndimore
Delegacionet ukrainase dhe ruse u japin fund bisedimeve të sotme dhe kthehen në kryeqytetet e tyre për konsultime të mëtejshme para se të zhvillojnë një raund të dytë bisedimesh. Rubla ruse zhvlerësohet 30 për qind si pasojë e sanksioneve të vazhdueshme perëndimore. Në Kosovë, qytetarët e dënojnë gjerësisht sulmin rus dhe thonë se situata në Ukrainë u ka rikthyer kujtimet e luftës së vitit 1999.