Ditari- Ukrainë, luftime pranë kryeqytetit Kiev
Në Ukrainë luftimet i janë afruar Kievit, mes shqetësimeve se kryeqyteti mund të bjerë në duart e forcave ruse brenda disa ditësh. Ushtria ruse thotë se ka marrë në kontroll një aeroport pranë kryeqytetit. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropianë shqyrtojnë sanksione të mëtejshme, mes tyre bllokimin e pasurive të presidentit Putin dhe ministrit të jashtëm Lavrov. Në vende të ndryshme të botës ndërkohë po zhvillohen protesta kundër agresionit rus në Ukrianë.