Ditari- Rusia sulmon Ukrainën
-Rusia filloi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, duke bombarduar qytete dhe baza ushtarake nga ajri dhe toka. Sipas autoriteteve ukrainase objekt i goditjes ka qënë infrastruktura ushtarake. Rreth 40 ushtarë ukrainas kanë humbur jetën. -Mbarë bota dënon agresionin rus ndaj një vendi të pavarur, me përjashtim të Kinës. Perëndimi ka premtuar të vendosë saknsione të pashembullta ndaj Rusisë. Presidenti Biden pritet të mbajë një fjalim në mesditë.