Ditari - Putin njeh dy rajonet separatiste të Ukrainës, Perëndimi fillon vendosjen e sanksioneve
-Rriten tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës pas vendimit të djeshëm të presidentit Putin për të njohur dy rajonet separatiste të Donetskut dhe Luhanskut, si shtete të pavarura. -Perëndimi ka filluar vendosjen e sankioneve të para që sipas zyrtarëve do të vazhdojnë të intensifikohen në vartësi të vendimeve të mëtejshme të presidentit Putin. -Gjermania njoftoi sot se do të pezullojë liçencën për vënien në funksionim të gazsjellësit Nord Stream 2