Ditari - Biden, Putin dakord në parim për t'u takuar, ndërsa shqetësimet për një sulm të mundshëm vazhdojnë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe presidenti rus, Vladimir Putin, bien dakord në parim për një takim mbi Ukrainën, shqetësimet për një sulm të mundshëm vazhdojnë. Presidenti rus, Vladimir Putin, po dërgon këshilltarin e tij të lartë të sigurisë në Ballkan. Në Tiranë, komisioni hetimor parlamentar për inceneratorët vazhdoi me dëshmitë e ministrave dhe ish ministrave mbi procedurat e lejeve të ndërtimit të 3 incineratorëve.