Ditari - Ukrainë, separatistët pro-ruse thirrje për evakuime të popullatës, mes rritjes së tensioneve
Perëndimi vazhdon përpjekjet diplomatike për të parandaluar një luftë në Evropë. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha sot ajo çka Uashingtoni ka parë gjatë 48 orëve të fundit në kufirin rus me Ukrainën, është pjesë të skenarëve të Moskës për krijimin e një preteksti për sulm. Mes tensioneve në rritje separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore thonë se po planifikojnë të evakuojnë banorët e rajonit të tyre, një zhvillim që po shihet me mjaft shqetësim nga Perëndimi. Në Shqipëri, komisioni hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane mori në pyetje të tjerë dëshmitarë, zyrtarë qendrorë e vendorë, që merren me administrimin e 3 inceneratorëve në Fier, Tiranë dhe Elbasan. Po sot SPAK ka marrë në pyetje si dëshmitar edhe kryetarin e bashkisë së Fierit, Armando Subashi. Ekspertët në Kosovë flasin mbi përfitimet që do të sillte krijimi i një Gjykate Komerciale në vend, e cila zgjidh mosmarrëveshjet në fushën e biznesit.