Ditari - Presidenti Biden: Rrezik i lartë për një sulm rus ndaj Ukrainës
Presidenti Joe Biden tha të enjten se janë të gjitha shenjat se Rusia po planifikon të ndërhyjë në Ukrainë. Sekretari i Shtetit Antony Blinken foli sot mbi krizën Lindje-Perëndim në Këshillin e Sigurimit. Mes tensioneve në rritje, Rusia dëbon numrin dy të ambasadës amerikane në Moskë. Në Shqipëri Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë vendimin e parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta duke vlerësuar se ai nuk ka bërë shkelje kushtetuese, por socialistët mbeten të bindur për të kundërtën. Për analistë vendimi i Gjykatës Kushtetuese dëshmon integritet dhe shërben si leksion për të gjitha palë politike në vend. Kosova shënon 14 vjetorin e pavarësisë. Udhëheqësit politik thanë se tërësia territoriale, sovraniteti e rendi kushtetues janë të panegociueshme e të shenjta.