Ditari - Biden-Putin bisedime mes tensioneve në rritje mbi Ukrainën
Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin po zhvillojnë sot një bisedë telefonike mes shqetësimeve në rritje për një sulm të afërt rus ndaj Ukrainës. Uashingtoni thotë se ka marrë njoftime nga agjencitë e zbulimit se Rusia mund të sulmojë më 16 shkurt. Vitet e fundit në Kosovë, po vihet re një përfshirje më e madhe e vajzave dhe grave në sektorin e teknologjisë, kryesisht në fushën e programimit. Ekspertë të kësaj fushe thonë se qasja ka ndryshuar dhe ky sektor nuk po shihet më si profesion vetëm për burrat. Në Malësinë e Madhe banorët po bëjnë përpjekje për të reklamuar e mbrojtjur veshjen tradicionale të grave të malësisë, xhubletën, pjesë e rëndësishme e identitetit kombëtar.