Ditari - Presidenti Meta padit parlamentin për falsifikim dokumentesh për shkarkimin e tij
- Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta paraqet padi në prokurori kundër parlamentit për falsifikim dokumentash, lidhur me një shkresë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese e cila ka një datë të ndryshme nga teskti i botuar në faqen zyrtare të vetë parlamentit. - Në Kosovë parlamenti debaton në seancë të jashtëzakonshme lidhur me vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kryeministri Kurti e arsyeton rritjen e çmimit me krizën energjetike ndërkombëtare. - Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili duket se po luan një rol ndërmjetësi, tha pas vizitave në Moskë dhe Kiev, se të dy vendet janë të përkushtuara për zbatimin e marrëveshjeve të Minskut. Po sa janë mundësitë që përpjekjet e udhëheqësit francez të kenë sukses? Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Londër Henry Ridgwell sjell mendimet e ekspertëve.