Ditari - Zyrtarët amerikanë: Rusia, 70 për qind gati në rast pushtimi të Ukrainës
Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia ka grumbulluar rreth 70 për qind të kapacitetit ushtarak të nevojshëm për një pushtim të plotë të Ukrainës. Qindra trupa amerikane elitë pritet të mbërrijnë në pjesën juglindore të Polonisë të dielën, pas vendimit të marrë nga Presidenti Joe Biden mes frikës së një pushtimi të Ukrainës nga Rusia. Në Kosovë shkalla e lartë e inflacionit po e bën gjithnjë e më të vështirë për qytetarët për t'u përballuar çmimet në rritje e në një kohë kur pagat mbeten të pandryshuara.