Ditari - Shqipëria, bashkëhartuese me SHBA-të e qëndrimeve mbi Ukrainën në Këshillin e Sigurimit
Shtëpia e Bardhë reagon ndaj takimit mes presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit rus Vladimir Putin, ku dy udhëheqësit shpalosën një aleancë strategjike kundër Shteteve të Bashkuara. Kryeministri Edi Rama thotë se SHBA ka zgjedhur Shqipërinë si bashkëhartuese të qëndrimeve për çështjen e Ukrainës, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Rrëzimi i qeverisë së Zdravko Krivokapiqit është pritur me reagime të ndryshme nga forcat politike në Mal të Zi.