Ditari - Kievi: Nuk befasohemi nga sulmet e fabrikuara ruse
Në Tiranë, parlamenti vendosi zgjatjen e afateve të hetimit për aferën korruptive të inceneratorëve, pavarësisht kundërshtive të mazhorancës. Plani hetimor parashikon thirrjen e 28 dëshmitarëve mbi ndërtimin e tre inceneratorëve, me një kosto prej afro 430 milionë eurosh. Po në Tiranë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, por duke pranuar vetëm dy partitë politike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partinë Demokristiane, ndërsa përjashtoi Komisionin e Rithemelimit të ish-Kryeministrit Berisha. Tensionet mes Ukraninës dhe Rusisë transferohen në Pekin. Ekipet e dy vendeve, pjesëmarrës në Lojrat Olimpike qëndrojnë larg njëri-tjetrit. Kievi udhëzon atletët e tij, se çfarë duhet të bëjnë në rast provokimi.