Ditari - E ardhmja e bisedimeve Kosovë Serbi, sipas ekspertëve
- Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara diskuton për krizën e shkaktuar nga trupat ruse të grumbulluara në kufi me Ukrainën dhe shqetësimin për një pushtim të mundshëm të këtij vendi. - Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak fillojnë sot një turne një javor në Ballkan me takime në Prishtinë dhe Beograd në përpjekje për të rigjallëruar procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. - Ekspertë të Ballkanit Perëndimor thanë për Zërin e Amerikës se kriza në Ukrainë mund të ndikojë në Ballkanin Perëndimor duke e vështirësuar më tej arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, kur të dy vendet janë ende larg synimit kryesor, arritjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse që sipas Uashingtonit duhet të përfundojë me njohje reciproke.