Ditari - Pentagoni: Pasoja tragjike në Ukrainë, nëse Moska heq dorë nga diplomacia
Zyrtarët më të lartë ushtarakë amerikanë paralajmëruan se Rusia do të ‘mbjellë’ një rrugë të përgjakshme e shkatërrimi për të gjitha palët, nëse vendos t’i zgjidhë mosmarrëveshjet e saj me Ukrainën, duke përdorur forcën ushtarake. Grupe qytetarësh protestuan sot para qeverisë së Kosovës kundër paralajmërimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në Shqipëri ekspertët theksojnë se barrierat me inerte të ndërtuara për të mbrojtur plazhet nga erozioni janë zgjidhja e gabuar dhe përbëjnë kërcënim për mjedisin. Intervistë me aktivistin Faton Bislimi që ka përbledhur në një botim momentet kyçe të angazhimit për çështjen e Kosovës, të organizatës lobiste, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane.