Ditari - Zhvillimet kryesore në Shqipëri gjatë vitit 2021
Presidenti Biden zhvillon një bisedë telefonike me homologun e tij rus Putin mbi përshkallëzimin e tensioneve në kufi me Ukrainën ku Rusia ka grumbulluar dhjetra mijëra trupa. Rastet e reja të infeksioneve në Shtetet e Bashkuara shënojnë një rekord të ri me një mesatare ditore prej 265 mijë rastesh. Në Shqipëri, zhvillime të shumta e te vrullshme, karakterizuan vitin 2021, që filloi me vështirësitë për gjetjen e vaksinave për Covid 19, më pas, në mes të vitit socialistët fitojnë një mandat të tretë në pushtet, dhe viti përfundon me Partinë Demokratike të opozitës që e gjen veten në udhëkryq, në prag të ndarjes.