Lidhje

Ditari - PD mes Kuvendit të Bashës dhe Referendumit të Berishës


Ditari - PD mes Kuvendit të Bashës dhe Referendumit të Berishës
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:59 0:00

Në Tiranë, Partia Demokratike vendosi sot në Kuvendin Kombëtar të shpallë si të papajtueshëm me çdo funksion partiak të saj të gjithë ata persona, që shpallen non grata nga SHBA. Vendimi mori shkas nga përcaktimi i ish-kryetarit Berisha nga Uashingtoni, dhe sot u shtri për gjithë anëtarësinë. Ky vendim e përjashton zyrtarisht zotin Berisha nga Këshilli Kombëtar dhe nga Kuvendi i PD. Në të njëjtën kohë, zoti Berisha ka organizuar sot një referendum me përkrahësit e tij për të shkarkuar kryetarin Basha. Maqedonia e Veriut e cila aktualisht është përfshirë nga një krizë energjitike, pritet të përballet me një rritje të çmimit për konsumatorët. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi një rritje të infektimeve me koronavirus, pas zbulimit të variantit “Omicron”. Shumë shtete evropiane kanë rivendosur masa kufizuese, ndërsa trysnia është e lartë për të rritur numrin e qytetarëve të vaksinuar.

Episodet

Shiko gjithë episodet
XS
SM
MD
LG