Ditari - Përplasjet në PD, Basha vendos thirrjen e Kuvendit më 18 dhjetor
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha njoftoi se ka vendosur të thërrasë kuvendin e partisë më 18 dhjetor, ndërkohë që ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kanë kërkuar thirrjen e kuvendit një javë më parë. Në Kosovë rezultatet e zgjedhjeve lokale shënojnë rënie të lëvizjes Vetëvendosje në pushtet. Korrespondetja jonë bisedoi me analistë për arsyet që mund të kenë çuar tek këto rezultate. Në Shqipëri ritmet e vaksinimit ranë sërish ne gjysmën e parë të nëntorit pas rënies me 40 përqind në tetor. Korrespondenti ynë bisedoi me studentë të Universitetit të Gjirokastrës për hezitimet e tyre për vaksinat.
Facebook Forum