Ditari - Maqedonia e Veriut mban raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët po votojnë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale,me një interesim më të madh sesa në raundin e parë. Në Kosovë çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm rriten deri në afro 30 për qind. Vendet e G-20 bien dakord të punojnë për të arritur një nivel neutral karboni "deri në mes të shekullit" dhe premtojnë t'i japin fund financimit për uzinat e qymyrit deri në fund të këtij viti.