Ditari - BE dhe Nato, thirrje për qetësi në veriun e Kosovës
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëjnë thirrje për ulje të tensioneve në veri të Kosovës dhe rikthim të palëve në tryezën e bisedimeve. Situata politike dhe të sigurisë në rajon në këndvështrimin e analistit malazez Aleksander Zekoviq. Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve me seli në Shkup po vazhdon grumbullimin e dëshmive për ndihmën që shqiptarët iu ofruan hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore