DEL RIO, Teksas (AP) – Pikë-kalimi kufitar i Teksasit, ku mijëra migrantë haitianë u mblodhën javët e fundit, do të rihapet pjesërisht të shtunën pasdite vonë, tha agjencia për Doganat dhe Mbrojtjen e Kufirit.
Agjencia lëshoi një deklaratë ku thuhet se operacionet tregtare dhe ato të udhëtimit do të rifillojnë në Del Rio në orën 4 pasdite të shtunën. Rihapja për trafikun e ngarkesave do të fillojë të hënën në mëngjes.
Agjencia për Doganat dhe Mbrojtjen e Kufirit mbylli përkohësisht kalimin kufitar më 17 shtator dhe ridrejtoi trafikun në pikëkalimin Eagle Pass të Teksasit, rreth 80 kilometra në juglindje, pasi deri në 15,000 migrantë, kryesisht haitianë, kaluan papritmas në Del Rio nga Meksika dhe krijuan një kamp në anën amerikane nën një urë kufitare. Kampi u pastrua plotësisht të premten.
Shumë nga migrantët po kërkonin azil në Shtetet e Bashkuara.