Ditari - SHBA, 20 vjet nga sulmet terroriste
Presidenti Joe Biden përkujtoi 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit me vizita në secilin prej tre vendeve ku u rrëzuan aeroplanët e rrëmbyer në vitin 2001. Të afërmit e dy prej shqiptaro-amerikanëve që humbën jetën duke punuar tek Kullat Binjake, ndajnë me Zërin e Amerikës dhimbjet dhe kujtimet e asaj dite. 40 pasagjerë humbën jetën pasi avioni i kompanisë “United Airlines” u rrëzua në një fushë në Shanksville të Pensilvanisë. Pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit rimorën kontrollin e avionit nga terroristët e al-Kaidës, të cilët kishin për qëllim të godisnin ndërtesën e Kongresit amerikan në kryeqytetin Uashington.