Ditari: SHBA do të dërgojë në Kosovë 35100 vaksina kundër COVID-19
Intensifikohen përpjekjet për evakuimin e dhjetëra mijëra amerikanëve dhe afganëve nga aeroporti i Kabulit pasi është e pasigurt nëse aleatët afganë mund të largohen pas 31 gushtit. Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë këtë javë në Kosovë një kontingjent prej 35 mijë e 100 vaksinash kundër COVID-19. Vaksinat dërgohen përmes programit COVAX dhe janë pjesë e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për të luajtur një rol udhëheqës në luftën për t’i dhënë fund pandemisë kudo në botë. Ndërsa nxënësit në Shtetet e Bashkuara përgatiten për fillimin e vitit të ri shkollor, ekspertë të shëndetësisë thonë se fëmijët duket se janë më të rrezikuar nga varianti Delta. Do të sjellim shqetësimet e prindërve, të cilët duan të dinë si të mbrojnë fëmijët, sidomos ata që janë nën moshën e lejuar për vaksinime.