Në Shqipëri, autoritetet njoftuan të mërkurën se pas dy javësh arritën të shuajnë zjarret në gadishullin e Karaburunit. Ndërkohë në të gjithë vendin mbeten ende 9 vatra aktive.
Në Kosovë shënohet një rritje e lartë e numrit të të infektuarve me COVID. Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 888 raste dhe një viktimë. Qeveria e Kosovës miraton një strategji pesë vjeçare që synon të përmirësojë situatën e sundimit të ligjit në vend. Njohës të fushës së drejtësisë thonë për “Zërin e Amerikës” se duhet vullnet politik e bashkërendim në zbatimin e plotë të saj.