Në Shqipëri, situata e pandemisë COVID 19 vijon të përkeqësohet. Të dhënat e javës që shkoi dëshmojnë një rritje si të rasteve, ashtu dhe të viktimave, ndërkohë që pacientët në spitale shtohen dita ditës. Në 7 ditët e fundit u rregjistruan 5124 të infektuar dhe 85 viktima.
Shqipëri, vazhdon përkeqësimi i situatës së COVID-it