Lidhje

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve miratojnë projekt-ligj për ndihma për COVID-19


Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë demokrate miratoi të enjten në mbrëmje me një diferencë të ngushtë votash një projekt-ligj për një paketë ndihmash prej 2.2 trilionë dollarësh për COVID-19, një hap që erdhi ndërsa bisedimet e nivelit të lartë për një paketë më të vogël, të mundshme dypartiake, po zvarriteshin dhe fati i tyre është i pasigurt.

Projekt-ligji i demokratëve u miratua pas një debati partiak me një votim 214-207, ku të gjithë republikanët votuan kundër. Fakti që projekt-ligji u miratua, nuk do të thotë se ligjvënësit janë më pranë dhënies konkrete të ndihmës, si për shembull pagesa më të të mëdha javore papunësie, ndihmë të zgjeruar për bizneset e vogla dhe veçanërisht sektorë ekonomikë të prekur rëndë si restorantet dhe linjat ajrore si edhe një raund tjetër prej 1,200 dollarësh pagesa direkte për shumicën e amerikanëve.

Miratimi i planit prej 2.2 trilion dollarësh erdhi pas një rifillimi negociatash këtë javë midis Sekretarit të Thesarit Steven Mnuchin dhe Kryetares demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Administrata e Trump bëri disa lëshime të mërkurën, përfshirë një pagesë papunësie prej 400 dollarësh në javë dhe një paketë prej 1.6 trilionë dollarësh, por zonja Pelozi nuk kishte rënë dakord për të.

Rifillimi i negociatave vjen ndërsa hartuesit e politikave vazhdojnë të përballen me lajme të vështira ekonomike. Një dështimi tani para zgjedhjeve mund të nënkuptojë një familjet në vështirësi të mos marrin asnjë ndihmë të konsiderueshme deri në shkurt.

Vota u reklamua si një mënyrë për të demonstruar qëllimin e mirë të demokratëve për lehtësimin e koronavirusit. Republikanët që kontrollojnë Senatin mbetën të ndarë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG