Lidhje

Kosovë: Shënohet dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt


Kosova shënoi ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt me veprimtari të ndryshme. Përfaqësues të organizatave humanitare dhe institucioneve bënë thirrje për vënien e drejtësisë për rreth 20 mijë viktima të përdhunimeve nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Nga Prishtina njofton korrespondentja jonë, Edlira Bllaca.

Njëzet mijë lule e punëdore të viktimave të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë, u vendosën të premten në sheshin qendror të Prishtinës në shkronjat e thirrjes BËHU ZËRI IM, për nder të ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt.

Numri i luleve simbolizon numrin e viktimave të këtij krimi që besohet të kenë pësuar gjatë luftës.

Veprimtaria e organizuar nga Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, synon rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve lidhur me gjendjen e të mbijetuarave të përdhunimeve gjatë luftës, thotë drejtoresha e kësaj qendre, Feride Rushiti.

“Ne gabojmë rëndë duke i paragjykuar ato për faktin se duke i lënë ato në heshtje, në margjina të familjes e shoqërisë pra duke i izoluar ato, i japim zë dhunuesit e i mundësojmë të jetë i lirë dhe të mos e marrë ndëshkimin e merituar. Prandaj mendoj se vetëm bashkërisht ne mund të ndërtojmë një gjeneratë të re, një shoqëri paqësore pa dhunë dhe të reflektojmë për të ardhmen por vetëm duke u ballafaquar drejt me të kaluarën e luftës”, tha ajo.

Kosovë: Shënohet dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:31 0:00

Në nderim të viktimave të përdhunimeve në qendër të Prishtinës u mbajt edhe një parakalim.

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se drejtësia për këtë kategori të shoqërisë është vonuar.

Është obligim i yni institucional dhe shoqëror që të gjithë ata kriminelë që kanë bërë këto krime makabre ndaj të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës të sillen para drejtësisë. 21 vite tani pas përfundimit të luftës ne nuk e kemi as edhe një kryes të këtyre krimeve që është sjellur para drejtësisë”, tha zonja Jahjaga.

Këto lule anemonë duhet t’i mbajë në veçanti secili përfaqësues i Kosovës që ulet në tavolinë me Serbinë, që në radhë të parë të ja përkujtoj vetvetes dhimbjen që akoma e kanë këta 20 mijë njerëz tanë, në veçanti gratë, dhe të ua përkujtoj përfaqësuesve serbë krimin që e kanë kryer dhe të bëjmë thirrje të gjithë së bashku që kryesit e këtyre krimeve të dalin para drejtësisë”, tha kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ende askush nuk është dënuar për këtë krim lufte, ndrësa edhe rrëfimet për të deri vonë ishin shumë të pakta për shkak të frikës nga stigmatizimi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG