Aktivisti Gegaj: I lehtësuar që nuk ka marrëveshje e fshehtë për shkëmbim territoresh
Gjevalin Gegaj, aktivist i komunitetit shqiptaro-amerikan të Miçiganit, i tha Zërit të Amerikës se ndihet i lehtësuar nga pohimet e zyrtarëve amerikanë se nuk ekziston një marrëveshje e fshehtë për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi dhe se nuk ka plane për tërheqje të trupave amerikane nga Kosova.