Gjevalin Gegaj, aktivist i komunitetit shqiptaro-amerikan të Miçiganit, i tha Zërit të Amerikës se ndihet i lehtësuar nga pohimet e zyrtarëve të lartë amerikanë se nuk ekziston një marrëveshje e fshehtë për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi dhe se nuk ka plane për një tërheqje të trupave amerikane nga Kosova. Ai tha se konfirmimi erdhi pas një takimi që pjestarë të komunitetit patën disa muaj më parë me zëvendëspresidentin Mike Pence dhe pas një letre që zoti Gegaj u drejtoi zyrtarëve me shqetësimet e komunitetit. Me zotin Gegaj biseduam përmes Skype-it.
Facebook Forum