Presidenti Trump tha se po merr një ilaç kundër malaries për të zbutur simptomat nëse preket nga koronavirusi. Fjala është për ilaçin hidroksiklorinë, i cili nuk është i miratuar për të luftuar COVID-19-n.
Presidenti Trump bëri njoftimin befasues.
Presidenti tha se po merr ilaçin që përdoret për të trajtuar malarien si një trajtim mbrojtës ndaj koronavirusit.
Fillova ta përdor dy javë më parë pasi mendoj se është mire. Kam dëgjuar shumë histori të mira."
Për gati dy muaj presidenti ka promovuar hidroksiklorokuinën si një trajtim për virusin. Presidenti tha se pyeti mjekun e Shtëpisë së Bardhë në se mund ta merrte – megjithëse tha se nuk kishte asnjë simptomë të virusit.
Por vetëm muajin e kaluar Administrata për Ushqimet dhe Ilaçet paralajmëroi kundër përdorimit të tij për COVID-19 jashtë spitaleve dhe provave klinike, pasi mund të shkaktojë probleme të zemrës.
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean P. Conley tha të hënën në mbrëmje se "pas diskutimeve të shumta që pati me Presidentin në lidhje me provat pro dhe kundër përdorimit të hidroksilklorokuinit, arriti në përfitimin se të mirat e trajtimit i tejkalojnë rreziqet". Një deklaratë nga Conley referoi gjithashtu një rast pozitiv të kohëve të fundit të koronavirusit në rrethin e brendshëm të presidentit.
Dy studime të mëdha vëzhguese, secila që përfshin rreth 1.400 pacientë në Nju Jork , kohët e fundit nuk gjetën ndonjë përfitim nga hidroksilklorina.Edhe pse studiuesit kanë qenë skeptikë për rolin e hidroksilklorinës në trajtimin e COVID-19, ka më shumë entuziazëm për potencialin e tij për të parandaluar infeksionin. Kjo për shkak se studime të tjera kanë treguar se ilaçi mund të parandalojë përsëritjen e koronavirusit.
Dy studime të tilla janë duke u zhvilluar aktualisht. Asnjëra prej tyre nuk ka publikuar rezultatet.
Facebook Forum