Monumenti NEWBORN që u vendos në Prishtinë në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, këtë vit pasqyron rrëfimet e të mbijetuarve të përdhunimeve në luftë. Qytetarë të shumtë vizituan këtë monument sot në përvjetorin e 12-të të pavarësisë së vendit, krahas pjesëmarrjes në veprimtari të tjera që u mbajtën për nder të kësaj dite. Më hollësisht nga Prishtina njofton korrespondentja jonë, Edlira Bllaca.
Facebook Forum