Autoritetet njoftuan se një person ka sulmuar të shtunën vonë në mbrëmje shtëpinë e një rabini gjatë festës së Hanukës duke plagosur me thikë pesë persona përpara se largohej nga vendngjarja. Incidenti ndodhi në veri të qytetit të Nju Jorkut.
I dyshuari për sulmin quhet Grafton E. Thomas, 37 vjeç. Policia e arrestoi atë në Manhattan vetëm pak orë pas sulmit dhe mbahej në pritje të njoftimit të akuzave.
Ky është sulmi më i fundit në një varg sulmesh që kanë patur si objektiv komunitetin hebre.
Policia tha se sulmi me thikë ndodhi rreth orës 10 të mbrëmjes në Monsey, një prej disa qyteteve të Luginës Hudson, që vitet e fundit ka njohur një rritje të numrit të hebrenjve Hasidik.
Shefi i policisë Brad Weidel tha disa orë më vonë se policia e qytetit të New York-ut kishte dijeni mbi vendndodhjen e personin të dyshuar si autor i sulmit si dhe automjetit të tij. Zyrtarë të lartë të shtetit përfshirë guvernatorin Andrew Cuomo dhe Prokuroren e Përgjithshme Leticia James e dënuan sulmin.
Monsey ndodhet rreth një orë në veri të qytetit të Nju Jorkut.
Këshilli për Punët Publike i Orthodoksëve Hebre i Luginës Hudson në një postim në Twitter shkruante se sulmi ndodhi në shtëpinë e një rabini Hasidik ndërsa po festonin Hanukën.
Disa zyrtarë shtetërorë e lokalë thane se sulmi me thikë ndodhi në një sinagogë. Shtëpia e rabinit ndodhet ngjitur me një sinagogë.
Facebook Forum