Administratori i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Mark Green, tha të martën në Prishtinë se të rinjtë dhe idetë e tyre e bëjnë të besojë që Kosovën e pret një e ardhme e ndritur.
Ai i bëri komentet në hapje të platformës së internetit "Youth Lead Global" në Kosovë, që synon t'i afrojë të rinjtë nga vende të ndryshme për realizimin e ideve dhe projekteve të tyre.
Zoti Green ndodhet në Kosovë për të mbështetur veç të tjerash projektet për energjinë që financohen nga Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit.
Facebook Forum