Në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje iu drejtua sërish Gjykatës së Lartë duke kërkuar që të numërohen edhe mbi 1 mijë e 800 vota që kanë ardhur nga diaspora me vonesë. Numërimi i votave të diasporës të ardhura pas mbajtjes së zgjedhjeve dhe ankesat e ndryshme, kanë bërë që të zvarritet procesi i çertifikimit të rezultatit, rrjedhimisht edhe procesi i ngritjes së institucioneve të reja. Njohës të kësaj fushe tërheqin vërejtjen se duke u bazuar në praktikat e mëhershme, vendi rrezikon të ketë vakum institucional për së paku tre muaj.
Facebook Forum