Përfaqësues të lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës u takuan sot për herë të dytë me radhë në përpjekje për të afruar qëndrimet e tyre për një koalicion të mundshëm qeverisës. Të dy partitë kanë angazhuar zyrtarët e tyre për të shqyrtuar mundësinë e përafrimit të programeve të tyre, ndërsa njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë tërheqin vërejtjen se çfarëdo zvarritje e procesit të ngritjes së institucioneve të reja do të shkonte në dëm të Kosovës. Nga Prishtina njofton korrespondentja jonë, Edlira Bllaca
Facebook Forum