Kurti: Projekti për shkëmbim territoresh ka dështuar – por ideja nuk ka vdekur
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se me të dërguarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi është folur për arritjen e një marrëveshjeje brenda disa muajsh. Por ai shton se perspektiva e marrëveshjes vështirësohet kur afati kohor vihet para përmbajtjes.