Ambasadori amerikan në Gjermani, i dërguari për bisedimet Kosovë-Serbi
Presidenti amerikan, Donald Trump, emëroi të enjten ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për bisedimet e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Emërimi i tij u mirëprit nga përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë ndërsa në Serbi ky emërim u cilësua befasues.