Me veprimtari të ndryshme Kosova shënoi sot ditën ndërkombëtare të personave të zhdukur duke bërë thirrje për ndriçimin e fatit të mbi 1 mijë e 600 personave, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare. Organizatat humanitare thonë se mungesa e vullnetit politik ka ngadalësuar procesin e ndriçimit të fatit të të zhdukurve edhe 20 vjet pas përfundimit të luftës. Korrespondentja jonë, Edlira Bllaca, qëndroi në fshatin Mejë të komunës së Gjakovës:
Facebook Forum