Sot në qytetin e Prizrenit u mbajt ceremoni e varrimit të Armenda Aliut, e cila u vra nga i shoqi në fillim të kësaj jave. Vrasja e saj nxiti reagime të shumta në Kosovë ku organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave shprehen të shqetësuara me shtimin e rasteve të tilla. Vitin e kaluar në Kosovë gjashtë gra kanë humbur jetën si pasojë e dhunës ndërsa sivjet janë vrarë katër gra.
Facebook Forum